Shqiptarja që bënte qejf me shpenzimet e shtetit, e pëson keq nga gjykata
Një vajzë shqiptare, dëshmitare e një vjedhje në Itali në vitin 2012 udhëtonte falas drejt Italisë dhe çdo shpenzim e paguante vetë shteti Italian.
Por gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore te radhës, gjyqtari Alessia Ceccardi, nuk e ka parë në sallë vajzën shqiptare me inicialet A. D., e cila pritej që të dëshmonte për vjedhjen e një iPhone.
Shqiptarja me inicialet A.D nuk është paraqitur në gjykatë edhe pse ajo kishte udhëtuar nga Tirana për në Itali.
Gjykatësi i çështjes Alessandro Bogliolo ka kërkuar nga kabina e gjykatës duke i kërkuar policit që të pyeste rojën nëse e kishte parë vajzën te vinte. Por shqiptarja nuk u paraqit ne seance.
“Duke qenë se nuk u paraqit në gjykatë tani çdo udhëtim për gjyqin ajo duhet ta paguaj vetë dhe se shteti Italian nuk do ti paguaj asnjë qindarkë.
Por dënimi nuk përfundon me kaq, një tjetër vendim shtesë merr gjyqtari. “Ajo nuk u paraqit në gjyq dhe në këtë mënyrë do të duhet të paguajë një gjobë prej 300 eurosh” -përfundoi vendimin e tij gjyqtari. /albeu.com/



