Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Bazuar në raportin zyrtar të policisë, janë arrestuar dy gra dhe katër burra.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Pejë e Gjakovë.

Më poshtë gjeni rastet e dhunës në familje:

Prishtinë/ 15.02.2026-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me familjarët e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje.

Gllogoc/ 15.02.2026-03:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë/ 15.02.2026 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ofenduar atë me fjalë fyese. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, kurse rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë/ 15.02.2026-20:00 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë /15.02.2026-00:45. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë /15.02.2026-10:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë/ 15.02.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: