Shtatzëna Beyonce tregon barkun (Foto)
Këngëtarja e famshme performoi e veshur vetëm me një bikini ngjyrë floriri, që tregonte format e reja trupore dhe barkun e fryrë.
Beyonce, e cila, pavarësisht 9 kandidaturave, e mbylli mbrëmjen vetëm me dy çmime: albumi më i mirë urban kontemporan dhe videoklipi më i mirë (Formation). Artistja, e cila është shtatzënë me binjakë, u shfaq me një performancë ambicioze dhe komplekse me këngët e saj “Love Drought” dhe “Sandcastles”, me tematikën e rilindjes, rigjenerimit dhe shërimit.
















