Shtëpia e Bardhë shpërndan fotografi të Trump me Vance dhe Grenell: Dyshja e fuqishme
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit amerikan Donald Trump, bashkë me zëvendëspresidentin JD Vance.
Aty është edhe Richard Grenell, emisari amerikan për misione të veçanta.
“Power Duo”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë që kuptohet si “dyshe e fuqishme”.
Grenell komenton shpesh zhvillimet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.



