Shtëpia e Vinicius Junior përfshihet nga zjarri, s’ka të lënduar

Shtëpia e Vinicius Junior përfshihet nga zjarri, s’ka të lënduar

Një zjarr shpërtheu të enjten në mëngjes në shtëpinë e futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior, e cila ndodhet në zonën rezidenciale La Moraleja në Alcobendas, ka mësuar gazeta spanjolle Marca.

Zjarri filloi në saunën në bodrumin e shtëpisë, e cila u dogj plotësisht.

Dy ekipe zjarrfikëse nga Komuniteti i Madridit u dërguan në vendngjarje, të cilat arritën të kontrollonin flakët dhe të ventilonin dhomat e prekura.

Tymi mbushi dy kate të shtëpisë , megjithëse nuk u raportuan të lënduar.

Futbollisti nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit. Spekulimet fillestare tregojnë për një defekt elektrik si shkak të zjarrit.

Rreth mesditës, zjarrfikësit u larguan nga zona me situatën nën kontroll.

Shpërndaje në: