Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me diazepam

Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me diazepam

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.

Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar), njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.

Prishtinë / 28.07.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij i janë gjetur dhe sekuestruar 5800 copë shirita me 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 mg. Gjatë hetimeve është  identifikuar dhe arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: