Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Policia njofton se i dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme.

Pas pranimit nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin, i dyshuari është dërguar në gjykatë, ndërkohë që hetimet për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme vazhdojnë.

Njoftimi i policisë:
Më 18.03.2026 lidhur me rastin nga autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme. I dyshuari pasi është pranuar nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin është dërguar në gjykatë.

Shpërndaje në: