Shteti mbron 62 shkatërrues të ambientit

Shteti mbron 62 shkatërrues të ambientit

Në Kosovë operojnë gjithsej 62 operatorë ilegalë në sektorin minerar. Kjo ka bërë që shumë  prej pasurive minerare të shkatërrohen, duke ndikuar edhe në ndotjen e amnientit.

Me gjithë faktin se Komisioni për Miniera dhe Minerale vitin e kaluar kishte shqiptuar gjobë administrative për operuesit ilegal në vlerë prej 408,116 euro, Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se krahas gjobës, Komisioni ka dështuar ta ndalë punën e ilegalëve, shkruan Gazeta Fjala.

Në këtë mënyrë shkatërrimi i pasurive minerare vazhdon edhe sot.

“Mirëpo, nuk ishin marrë veprime të mjaftueshme për sekuestrimin e mjeteve të punës dhe mineraleve të nxjerra nga operuesit ilegal në përputhje me nenin 70 të Ligjit për miniera dhe minerale, neni 43 ligji nr. 04/L-158 për miniera dhe minerale i ndryshuar dhe plotësuar, si dhe neni 7 i ligjit nr. 03/L- 141 për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar. Mos parandalimi i aktiviteteve apo operimeve ilegale mund të ketë për pasoj përdorimin jo të drejt të vendburimeve/pasurive minerale dhe shkatërrimin e tyre si dhe dështimin për grumbullimin e të hyrave si dhe mbrojtjen e interesave të popullatës vendase”, thuhet në raportin e Auditorit për KPMM-në. /Gazeta Fjala/

Shpërndaje në: