Shtimja bëhet me palestër sportive në 11 vjetorin e Pavarësisë
Pikërisht në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, komuna e Shtimes do të bëhet me palestër sportive, shkruan Periskopi.
Në përurimin e kësaj palestre do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Ceremonia e përurimit të palestrës do të fillojë në ora 15:00.
Pas përurimit, aty do të zhvillohen dy lojë miqësore. /Periskopi/



