Shtrenjtohen biletat e autobusit: Nga sot 2 euro për linjën Mitrovicë–Prishtinë

Shtrenjtohen biletat e autobusit: Nga sot 2 euro për linjën Mitrovicë–Prishtinë

Çmimet e biletave të autobusëve në disa linja do të rriten nga sot, sipas një njoftimi të publikuar nga transportuesit.

Sipas listës së re të çmimeve, udhëtarët që udhëtojnë në linjën Mitrovicë – Prishtinë do të paguajnë 2 euro për një drejtim.

Në njoftim janë përfshirë edhe ndryshime të tjera në disa linja rajonale.

Mes tyre:

Mitrovicë – Vushtrri: 0.70 €
Vushtrri – Prishtinë: 1.50 €
Shupkovc – Prishtinë: 2 €
Kqiq i Vogël – Prishtinë: 2 €
Kqiq / Smrekonicë / Dobërllukë – Prishtinë: 1.50 €

Po ashtu janë publikuar edhe çmimet për disa fshatra drejt Vushtrrisë, ku bileta kushton 1 euro, ndërsa për nxënësit 0.70 euro.

Në fund të dokumentit është vendosur edhe nënshkrimi i përfaqësuesit të transportuesit, ndërsa njoftimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

 

Shpërndaje në: