Shtyhet konferenca e Loredanës, avokati tregon arsyet
Avokati i reperes, Loredana Zefi, Tomë Gashi ka njoftuar se është shtyer konferenca për medie e planifikuar sot në ora 12:00.
Loredana u akuzua se mashtroi dy shtetas zviceran duke ua marrë rreth 900 mijë franga.
Sipas njoftimit, kjo konferencë u shty për shkak të angazhimeve të avokatit Tomë Gashi, shkruan Periskopi.
Korferenca u shty për dy orë, nga 12:00 ajo do të mbahet në ora 14:00.
“NJOFTIM PËR MEDIA. Për shkak të angazhimit tim, ju njoftoj se konferenca për media e caktuar për sot në oren 12.00 h për rastin e reperes Loredana Zefi do të mbahet sot në oren 14.00h në Hotel Emerald-Prishtinë. Ju kërkoj ndjesë!”, shkreuan Gashi në facebook. /PERISKOPI



