Shtyhet seanca për krime lufte në Gjakovë, shkak përkthimi

Shtyhet seanca për krime lufte në Gjakovë, shkak përkthimi

Shqyrtimi fillestar për të akuzuarin Dragan Ristiq, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë pasi mbrojtja nuk i ka pranuar të gjitha provat e përkthyera në serbisht. 

Prokuroria Speciale e akuzon Dragan Ristiqin për pjesëmarrje në vrasje, keqtrajtim, dëbim dhe shkatërrim e plaçkitje të pronës së popullatës civile shqiptare në rajonin e Gjakovës gjatë luftës.

“Më datë 10 maj 1999, në rr “Bajram Curri” në Gjakovë, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri, të uniformuar dhe të armatosur, të ndarë në grupe të ndryshme, hynë me dhunë pandehuri, të në shtëpinë Muhamet Dylës ku ishin duke qëndruar Muhamet Dyla, Dukagiin Dyla, bashkëshortjia e tij, një fëmijë, si dhe dy të strehuar – Cenë Hajdaraj dhe Isa Lokaj, ku filimisht i urdhëruan të dëmtuarit që të dilnin në oborr, mirëpo brenda kishte mbetur Muhamet Dyla, pastaj me të dalë në oborrin e shtëpisë, një polic serb i ndalon viktimat Cenë Hajdaraj dhe Isa Lokaj dhe ua kishte kërkuar letërnjoftimet, pastaj njëri nga pjesëtarët e forcave serbe u kishte thënë ‘ah ju qenkeni UÇK’ dhe menjëherë kishte shtënë me armë në drejtim të tyre dhe i vret që të dy, kurse një polic tjetër kishte hyrë në shtëpi ku po qëndronte Muhamet Dyla dhe kishte shtënë me armë, ndërsa policët e tjerë që ishin në oborr kanë shtënë me armë në drejtim të këmbëve të dëmtuarve Florije Dyla, Dukagjin Dyla etj. duke i detyruar që të largohen nga shtëpia, ndërsa me datë 13 maj 1999, Florije Dyla bashkë me Sabrije Dylen dhe Humajun Dylën ishin kthyer në shtëpi ku në korridor të shtëpisë e kishin gjetur të vrarë Muhamet Dylën, i cili e kishte pasur fytyrën e gjakosur, një plagë në gjoks, ndërsa në oborr kanë qenë të vrarë edhe Cenë Hajdaraj dhe Isa Lokaj , kufomat e të cilëve janë gjetur pas luftës në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, kurse identifikimi tyre është bërë përmes analizës së ADN-së”, thuhet ndër të tjera në aktakuzën kundër Ristiqit.

Seanca e së hënës u shty me kërkesë të avokates së të pandehurit, Jovana Filipoviq.

Prokurori special, Kastriot Memaj, tha se përkthimi do të jetë i gatshëm brenda dy apo tri ditësh.

Shqyrtimi fillestar, që është seanca gjyqësore ku lexohet aktakuza dhe ku i pandehuri deklarohet lidhur me fajësinë, është shtyrë për datën 22 korrik./Periskopi/

Shpërndaje në: