Shtyhet seanca për Projektligjin e Buxhetit për ditën e hënë
Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për të hënën nga ora 10:00.
Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimet e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për ta lexuar dokumentin 700-faqësh.
Deputetët e opozitës kanë thënë se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi që të bëjnë propozime.
Haxhiu më pas i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën.



