Shuhen shpresat e shqiptarëve, Luiza Gega eliminohet nga ‘Rio 2016’
Atletja shqiptare Luiza Gega, e vetmja shpresë për medajle për Shqipërinë, është eliminuar që në garën e parë të vrapimit 300 metra me pengesa
Atletja jonë e përfundoi garën e 16-ta me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat, shumë prapa fitueses së baterisë, Beatrice Chepkoech e Kenias (9:17:55).
Nënkampionia e Evropës vuan prej disa kohësh nga një dëmtim në tendinën e Akilit e duket se makthi më i keq i saj dhe i mbështetësve Kuq e Zi është bërë realitet



