‘Shuhet’ këngëtari me famë botërore
Këngëtari i R&B, fitues i çmimit Grammy, D’Angelo ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Sipas familjes së tij, 51-vjeçari, i njohur për hitet si “Lady” dhe “Untitled (How Does It Feel), vdiq pas një “beteje të zgjatur dhe të guximshme me kancerin”, shkruan A2 CNN.
Në njoftimin që shpërndanë, ata e quajtën atë një “yll të ndritshëm të familjes sonë dhe që pas vdekjes ka zbehur dritën për ne në këtë jetë”.



