Shuhet zjarri në qytetin Kanadez
Rreth 90 për qind e ndërtesave në qytetin kanadez McMurray i kanë mbijetuar zjarrit masiv. Zyrtarët kanë njoftuar se shumica e shkollave kanë shpëtuar, por 2.400 struktura të tjera janë djegur. Ata kanë shpresuar se do të sigurojnë një plan që brenda dy javësh të kthehen banorët nëpër shtëpitë e tyre, pas qetësimit të situatës, por qyteti ende nuk është i sigurt.



