Shukri Buja mban mitingun përmbyllës në Lipjan

Shukri Buja mban mitingun përmbyllës në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, sonte do të mbajë mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Tubimi do të zhvillohet në orën 19:00, në sallën e sporteve në Lipjan, ku pritet të marrin pjesë qytetarë dhe mbështetës të shumtë të PDK-së.

Në një ftesë drejtuar mediave dhe përkrahësve, Buja ka falënderuar për mbështetjen gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se në këto momente vendimtare përkrahja është më e nevojshme se kurrë.

“Përkrahja dhe angazhimi juaj na ka sjellë këtu ku jemi sot. Në momentet e fundit kemi më shumë se kurrë nevojë për përkrahjen tuaj, andaj ftoheni që të merrni pjesë në tubimin e PDK-së,” thuhet në ftesë.

Shpërndaje në: