Shukri Buja me mesazh emocionues: Sakrificë dje, vendosmëri sot, për Lipjanin e së ardhmës

Shukri Buja me mesazh emocionues: Sakrificë dje, vendosmëri sot, për Lipjanin e së ardhmës

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja,ka theksuar se ai ka qenë “në ballë të përballjes” gjatë viteve të ’80 kur liria dhe të drejtat tona ishin të shtypura, gjë për të cilën ai është dënuar me 13 vite burg.

Buja, bashkë me mijëra shqiptarë, iu prinë protestave dhe luftimeve të shumta në sfidën për çlirim dhe pavarësi.

Nga vitet e ‘80-ta e tutje, Buja kujton kronologjikisht angazhimet e tij në politikë.

“Kemi bërë shumë punë – por shumë më tepër ka mbetur pa u bërë! Fatkeqësisht, 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, diskriminimit dhe moszhvillimit. Prandaj, sot rikthehem. Me përvojë. Me energji të re. Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur – për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton!” ka thënë Buja.

Postimi i plotë:

Në vitet ’80-ta, kur liria dhe të drejtat tona ishin të shtypura, unë isha aty – në ballë të përballjes.

Për këtë përkushtim, u dënova me 13 vite burg.

Më vonë, kur vendi kishte më së shumti nevojë, isha sërish përballë të keqes.

Së bashku me ju – bashkëluftëtarë dhe qytetarë të nderuar – luftuam dhe e fituam lirinë tonë të shenjtë.

Me besimin dhe përkrahjen tuaj, fitova dy herë zgjedhjet lokale dhe pata nderin të shërbej si Kryetar i Komunës së Lipjanit, në një nga periudhat më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës.

Gjatë gjashtë viteve të qeverisjes sonë, investuam mbi 62 milionë euro në Lipjan.

Kemi bërë shumë punë – por shumë më tepër ka mbetur pa u bërë!

Fatkeqësisht, 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, diskriminimit dhe moszhvillimit.

Prandaj, sot rikthehem.

Me përvojë.

Me energji të re.

Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur – për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton!

Për këtë rikthim, kam nevojë për përkrahjen tuaj.

Lipjani ka nevojë për drejtim të vërtetë.

Për projekte madhore që prekin jetën tuaj të përditshme.

Jo për fasadë.

Jo për ngjyra.

Por për punë.

Projektet që nuk arrita t’i përfundoj atëherë – do t’i çoj deri në fund tani.

Nuk ndalem!

Mjaft më me pritje.

Koha e tyre ka kaluar.

Tani është koha jonë!

Unë jam Shukri Buja,

nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë.

Shpërndaje në: