Shukri Buja merr mbështetje në pesë fshatra të Lipjanit: Fitorja po afron!

Shukri Buja merr mbështetje në pesë fshatra të Lipjanit: Fitorja po afron!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar fushatën zgjedhore me mbështetje të fuqishme nga banorët e Dobras, Llugës, Gllanicës, Torinës dhe Poturovcit, ku në tubimin e mbajtur sonte theksoi se energjia dhe besimi për fitore po rriten çdo ditë.

Ai premtoi se kjo mbështetje do të shpërblehet me punë, përkushtim dhe projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke shtuar se vetëm PDK garanton zhvillim dhe më shumë për Lipjanin.

 

Postimi i plotë:

Energjia po rritet, fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë!

Dobraja, Lluga, Gllanica, Torina dhe Poturovci sonte mbështetën fuqishëm tubimin tonë zgjedhor.

Këtë mbështetje do ta kthejmë me punë, me përkushtim dhe me projekte konkrete që ua bëjnë jetën më të mirë!

Sepse qytetarët meritojnë më shumë – dhe vetëm ne ua garantojmë këtë!

Fitorja është e jona, fitorja është e Lipjanit!

Shpërndaje në: