Shukri Buja: Mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është mundësi e re për fëmijët
Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit përmes një videoje ka shpalosur pjesë nga programi i tij, raporton Periskopi.
Ai ka folur për mësimin e tretë për klasat 0-5, që sipas tij është mundësi e re për fëmijët që të zbulojnë talentet.
Ai tutje shprehet se ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët.
Mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.
Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.
Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë.
Një drekë e shëndetshme dhe një ambient i sigurt u jep atyre kujdesin që meritojnë, ndërsa prindërit kanë qetësinë se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta.
Programi fillon si pilot në tri shkolla, një në qendër dhe dy në zonat rurale, duke u bërë shembull për një arsim më të mirë në gjithë vendin me mundësi zgjerimi edhe në shkolla tjera.
Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë, sepse çdo ditë shkollore është një mundësi e re për rritje dhe ëndrra të realizuara.



