Shukri Buja në Janjevë: Rinia është forca që do ta sjellë fitoren
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK, Shukri Buja sot është takuar me të rinjtë e Janjevës, të cilëve ua prezantoi projektin për rininë, shkruan Periskopi.
“Ky projekt do t’u hapë mundësi të reja të rinjve janjevas, ashtu si të gjithë të rinjve të Lipjanit, më shumë hapësira për zhvillim, arsim, punësim dhe përfshirje aktive në vendimmarrje”, shkroi mes tjerash Buja.
Postimi i plotë:
Së bashku me Vilsonin, kandidatin për Kuvend Komunal, u takuam me të rinjtë e Janjevës, me të cilët bashkëbiseduam për projektin politik të PDK-së për rininë.
Ky projekt do t’u hapë mundësi të reja të rinjve janjevas, ashtu si të gjithë të rinjve të Lipjanit, më shumë hapësira për zhvillim, arsim, punësim dhe përfshirje aktive në vendimmarrje.
Rinia është forca që do ta sjellë fitoren!
Së bashku me Vilsonin, kandidatin për Kuvend Komunal, u takuam me të rinjtë e Janjevës, me të cilët bashkëbiseduam për…
Posted by Shukri Buja on Sunday, August 31, 2025



