Shukri Buja nga Janjeva: Furnizimi me ujë të pijshëm, prioriteti im i parë për Lipjanin

Shukri Buja nga Janjeva: Furnizimi me ujë të pijshëm, prioriteti im i parë për Lipjanin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot fshatin Janjevë së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Majlinda.

Gjatë vizitës, ata u takuan me banorë të zonës, përfshirë Ramadan Bikliqin dhe vëllezërit Ançiç, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e ujit të pijshëm dhe për t’u prezantuar vizionin e tij për një zgjidhje të qëndrueshme të këtij problemi jetik.

Buja theksoi se mungesa e ujit të pijshëm është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e Lipjanit dhe se zgjidhja e këtij problemi do të jetë prioriteti i tij i parë si kryetar. Ai u zotua se furnizimi me ujë të pijshëm nuk do të mbetet më një sfidë për Janjevën apo për asnjë vendbanim tjetër të komunës.

 

 

Postimi i plotë:

Pa ujë nuk ka jetë!

Sot, së bashku me Majlinden, kandidaten tonë për Kuvend Komunal, vizituam banorët e Janjevës, Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç, etj, për të dëgjuar dhe për të përjetuar problemet që i kanë me ujin, si dhe për të prezantuar vizionin tonë se si do ta zgjidhim këtë problem.

Prandaj, prioriteti im i parë do të jetë zgjidhje e qëndrueshme e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit.

Shpërndaje në: