Shukri Buja premton fond për ndërmarrësi në Lipjan

Shukri Buja premton fond për ndërmarrësi në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, gjatë një vizite të shkurtër është ndalur te furra e bukës “Afrimi”, të cilën e ka cilësuar si një model të ndërmarrësisë së suksesshme në komunë.

“Gjatë një vizite të shkurtër u ndala te furra e bukës ‘Afrimi’, një shembull i shkëlqyer i ndërmarrësisë së suksesshme në Lipjan,” ka deklaruar Buja.

Ai ka bërë të ditur se programi i tij parasheh mbështetje konkrete për të rinjtë dhe gratë, përmes një fondi të posaçëm për promovimin e ndërmarrësisë.
“Në programin tonë kemi paraparë Fondin e Promovimit të Ndërmarrësisë, përmes fondeve të vogla për vetpunësim për të rinjtë dhe gratë, për më shumë mundësi, punësim dhe zhvillim në komunën tonë,” ka shtuar ai.

Shpërndaje në: