Shukri Buja takohet me gratë e Kraishtës të Lipjanit, zotohet për fuqizim socio-ekonomik të tyre

Shukri Buja takohet me gratë e Kraishtës të Lipjanit, zotohet për fuqizim socio-ekonomik të tyre

Shukri Buja, kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, bashkë me Valbonën siç shkruan ai, kandidate për Kuvedin Komunal kanë takuar gratë e Kraishtës

Buja thotë se me to ka flur për projetin politik për Lipjanin.

“Së bashku me Valbonën, kandidaten për Kuvendin Komunal, takuam gratë e Kraishtës me të cilat bashkëbiseduam për projektin tonë politik për Lipjanin. Me theks të veçantë folëm për politikat që synojnë fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje e qeverisje”.

“Gratë e Kraishtës na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe një motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë. U zotuam se në mandatin tonë, gratë do të kenë hapësira reale për punësim, mbështetje për bizneset e tyre, si dhe përfaqësim të barabartë në institucionet vendimmarrëse”, ka shkruar Buja.

Së bashku me Valbonën, kandidaten për Kuvendin Komunal, takuam gratë e Kraishtës me të cilat bashkëbiseduam për…

Posted by Shukri Buja on Sunday, August 31, 2025

Shpërndaje në: