Shukri Buja viziton Shalën në të cilën dikur investoi: Shaljantë më janë mirënjohës për zhvillimin, do të vazhdojmë me projekte këtu

Shukri Buja viziton Shalën në të cilën dikur investoi: Shaljantë më janë mirënjohës për zhvillimin, do të vazhdojmë me projekte këtu

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, sot së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Edison Beqiri, kanë udhëtuar për në Shalë, ku u takuan me disa qytetarë.

Në këtë takim u fol për mirënjohjen e këtyre vendasëve të cilët kanë për Shukri Bujën, i cili gjatë mandatit të tij, i solli investime që sollën zhvillim të Shalës.

Me këtë rast, të njëjtit i premtuan përkrahjen e tyre në rikandidimin e tij në zgjedhjet tetorit,

E, premtimet nuk munguan as nga kandidati i tyre për krytar. Buja iu tha se projektet që do ta bëjnë zhvillimin e Shalës do të vazhdojnë.

“Shaljantë janë mirënjohës për investimet e realizuara gjatë dy mandateve të mia si Kryetar, investime që kanë sjellë zhvillim të prekshëm në këtë trevë.

Ata e dinë se fjala ime është zotim dhe se projektet për Shalën vetëm do të shtohen dhe rriten në mandatin e ardhshëm. Prandaj, mbështetja e tyre e fuqishme është garanci për fitoren dhe për një të ardhme edhe më të mirë për Shalën!”, tha Buja.

Shpërndaje në: