Shuma e frikshme e parave që Mbappe i refuzoi nga PSG-ja vetëm edhe për një vit qëndrim

Shuma e frikshme e parave që Mbappe i refuzoi nga PSG-ja vetëm edhe për një vit qëndrim

Kylian Mbappe kishte vendosur të nënshkruajë me Real Madridin dhe lojtari e informoi PSG-në majin e kaluar se nuk do të ushtronte klauzolën e rinovimit automatik për një vit tjetër të përfshirë në kontratën e tij të fundit në maj 2022. 

Gazeta L’Équipe zbuloi sot pasdite shumat e përcaktuara për atë sezon të tretë. As më shumë e as më pak se 250 milionë euro. 

Gazeta franceze e zbërthen këtë shumë astronomike si më poshtë: 70 milionë euro paga, një rritje prej 20% krahasuar me sezonin e kaluar dhe 180 milionë euro në bonuse dhe shuma të tjera që lidhen me të drejtat e imazhit, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.  

Pavarësisht ofertës, lojtari kishte vendosur të largohej për në Madrid dhe mosmarrëveshja mes lojtarit dhe klubit filloi me letrën e diskutueshme që ai dërgoi në zyrat e klubit në qershor 2023, duke informuar klubin se nuk do të përmbushte sezonin e tretë. 

Shpërndaje në: