Shuma marramendëse që Adele fiton për një natë

Shuma marramendëse që Adele fiton për një natë
Adele grumbulloi 45 mijë funde në ditë, pas publikimit të albumit të saj të suksesshëm, madje kishte pretendime se asaj i është ofruar një rezidencë prej 20 milionë funtesh në Las Vegas.

Ajo është një nga yjet më të mëdhenj në industrinë e muzikës, me tre albume dhe me 15 Grammy, si dhe me një bilanc të shtuar bankar pas këtyre sukseseve, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe duket se pasuria e Adelës do të bëhet më e madhe, pasi që llogaritë e reja zbuluan se këngëtarja fitoi 16.5 milion dollarë në vitin e kaluar, ekuivalent me  45 mijë funte në ditë.

29-vjeçarja e hitit “Hello” pati të ardhura masive pas suksesit të pabesueshëm të albumit të saj të tretë, i cili u publikua në nëntor të vitit 2015 duke shitur rreth 20 milionë kopje në mbarë botën.

Këngëtarja thuhet gjithashtu se po e mendon një ofertë prej 20 milionë funtesh për qëndrim në Las Vegas.

Një burim i “DailyMail” i tha gazetës se Adeles iu ofrua një pagë prej 500.000 dollarësh për një shfaqje në “The Whynn Hotel”, për një periudhë 12-mujore. 

Shpërndaje në: