Më shumë se 40 persona të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve në Spanjë, këta janë ata (Foto)
Vetëm tani është duke u hetuar lidhur me kurdisjen e ndeshjes, në fundin e sezonit 2010/11 në La Liga në ndeshjen që vendoste për mbijetesë, ku përfshihen personat nga lojtarët e deri tek drejtuesit e klubeve.
Prokurorët spanjoll janë duke kërkuar burgim prej 2 vitesh dhe mospjesëmarrje në gara për gjashtë vite, për shumicën e 41 personave që dyshohet se janë të implikuar në kurdisje të përballjes Levante – Real Zaragoza. Në këtë aferë përfshihen edhe presidenti asokohe i klubit të Zaragoza-s, Agapito Iglesias dhe drejtorët e klubit Paco Checka dhe Javier Porquera, të cilët në rast shpallen ta fajshëm, pritet të marrin dënimin më të lartë të caktuar.
Më vonë më 2015, kapiteni i Atletico Madrid, Gabi, i cili në atë luante për Real Zaragoza ofroi informacione dhe pranoi dorëzimin e zarfeve me para drejt presidentit të Zaragoza-s.
Megjithatë edhepse autoritetet gjetën parregullsi pastaj në deklarimin e taksave të disa lojtarëve të Levante-s, me ç’rast vërehej se kishin pranuar para, ishte një gjykatës nga Valencia që e hodhi poshtë rastin, derisa u rihap përsëri këtë vit. Në mbylljen e rastit asokohe, kishte ndikuar edhe dëshmia e gjyqtarit David Borbalan. Mirëpo ishte trajneri i Levante-s, Luis Garcia i cili di dëshmitarë implikoi persona, nga trajneri i Real Zaragoza, Javier Aguirre, lojtarë e deri tek drejtues të klubeve.
Rasti pritet të rihapet përsëri, kurse më poshtë mund të shihni personat e implikuar, ndër ta edhe lojtari tani i Manchester United, Ander Herrera, edhe pse nuk dihet në çfarë cilësie do të jetë.






