Më shumë se një stadium, ja si do të duket ‘Camp Nou’ i ri (Video)
Camp Nou, stadiumi i Barcelonës është një prej vendeve historike të futbollit botëror, një prej atyre monumenteve të futbollit që duhet vizituar një herë në jetë nëse jeni tifoz i këtij klubi ose nëse shkoni për të vizituar Barcelonën.
Mirëpo, të qenit një prej klubeve më të mëdha në botë, për Barcelonën është posaçërisht e rëndësishme që të ofrojë edhe shërbime të nivelit më të lartë të mundshme për vizitorët e stadiumit.
Kjo ka bërë që ky klub tashmë të përgatisë projektin për rindërtimin e stadiumit Camp Nou, që planifikohet të ketë 6,000 ulëse më shumë, të jetë i mbuluar me kulmin të dizajnuar sipas teknologjisë së fundit dhe të ofrojë infrastrukturë më të mirë përcjellëse për tifozët dhe për mysafirët VIP.
Shikojeni në video se cilat janë planet super ambicioze të Barcelonës për ridizajnim të stadiumit të saj.



