‘Shumë shtete na kanë zili për këto suksese’, Fatmir Limaj reagon pas sukseseve në xhudo

‘Shumë shtete na kanë zili për këto suksese’, Fatmir Limaj reagon pas sukseseve në xhudo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar xhudistët tanë për medaljet e sotme.

Limaj ka thënë se Kosova është me fat që ka një brez kaç të artë të xhudistëve.

Sipas tij, thuajse secili shtet tjetër do t’i kishte për zili rezultatet e këtij brezi të xhudistëve.

“Urime Majlindës, Distries, Norës dhe gjithë shqiptarëve për medaljet e sotme të fituara në garën Grand Prix të Uzbekistanit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. /Periskopi/

Shpërndaje në: