Shumë zhurmë, pak spektakël dhe në fund Drita kampione e Vala Superligës (Foto)

Shumë zhurmë, pak spektakël dhe në fund Drita kampione e Vala Superligës (Foto)

Drita është kampione e re e Vala Superligës

Skuadra nga Gjilani në xhiron e fundit luajti baraz 0:0 me rivalin kryesor për titull Prishtinën në ‘Shahin Haxhiislami’, transmeton Periskopi.

Shumë zhurmë para ndeshjes, derisa në fushë pamë, pak raste të mira, dy kartona të kuq dhe shumë pak kualitet.

Endrit Krasniqi kishte rast ideal në minutën e tretë, por Bekaj bëri një pritje madhështore.

Në minutën e 32-të Prishtina mbetet me një lojtarë më pak pasi Debatik Curri ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes në Xhevdet Shabanin.

Në pjesën e dytë, Drita u mbrojt mirë dhe gjithshtu krijoi  raste me anë të Livorekës dhe Nezirajt, por Bekaj ishte fitimtar në të dyja rastet.

Prishtina reagoi me anë të Mërgim Pefqelit, por goditja e tij ishte shumë e lehtë për portierin e Dritës.

Fotografia e Gazeta OLLE

Në fund të takimit u ndëshkua me karton të kuq edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku.

Gjatë këtij takimi ‘Plisat’ ofenduan në kor kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin.

Drita e përfundon kampionatin në vendin e parë me 67 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me 64 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: