Shumë zhurmë, por jo spektakël, Liverpooli dhe Bayerni luajnë pa gola në ndeshjen e parë
Ndeshja që pritej të kishte shumë gola dhe spektakël në këtë fazë të Ligës së Kampionëve përfundoi me rezultat 0-0.
Liverpool nuk arriti ta mposhte në ‘Anfield’ Bayernin e mirëorganizuar sonte, që kohë pas kohe rrezikonte nga kundërsulmet.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste shënimi, por pa konkretizim, duke veçuar rastet e Sadio Mane, i cili fatkeqësisht nuk ishte në natën e tij sot.

‘Bavarezët’ herë pas here shfaqeshin të rrezikshëm nga kundërsulmet.
Në pjesën e dytë pritej ndoshta inkuadrimi i Xherdan Shaqirit, por trajnerin gjerman vendosi për Milner dhe Divock Origi. Zëvëndësimet nuk patën efekt, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Përveç Shaqirit, në stol ishte edhe Meritan Shabani i Bayern por as ai nuk u inkuadrua fare.
Ndeshja e kthimit në ‘Allianz Arena’ zhvillohet me 13 mars. /Periskopi/



