Si arriti Reali në finale? Eliminoi gjigantët evropian, por njërën ndeshje u ‘ndihmua’ nga gjyqtari (Foto)

Si arriti Reali në finale? Eliminoi gjigantët evropian, por njërën ndeshje u ‘ndihmua’ nga gjyqtari (Foto)

Real Madrid është për herë të tretë radhazi në finale të Champions League

Klubi spanjoll do të tentojë që ta fitojë për herë të tretë me radhë Champions League dhe kësaj radhe kundërshtar e ka Liverpoolin në finalen e cila do të luhet sonte në Kiev, raporton Periskopi.

Reali ishte në Grupin H me Tottehnam, Dortmund dhe APOEL, ku përfundoi në pozitën e dytë me 13 pikë të tubuara.

Reali për të arritur në finale kishte punë me skuadra të forta si PSG, Juventus e Bayern Munich.

Në 1/8 e finales takohet me PSG, skuadër të cilës i jep leksion duke e mposhtur në dy ndeshjet, në ‘Bernabeu’ 3:1 dhe në ‘Parkun e Princave’ 2:1.
Image result for real madrid vs psg 2018

Në çerek-finale do të përballet me Juventusin me ndeshjen e dytë që vazhdon të përfolet shkaku i një penalltie të dhënë në fund.

Në ndeshjen e parë në Itali, spanjollët fituan pastër 3:0, ndërsa në ‘Bernabeu’ Reali ishte duke humbur 3:0 deri në minutën e 92-të.

Related image

Lucas Vasquez pengohet nga Benatia në zonë dhe gjyqtari akordon një penallti të lehtë për ‘Los Blancos’ të cilën në gol e shndërroi Ronaldo për të përfunduar ndeshja më pas 1:3 dhe skuadra e tij kalon në gjysmëfinale.

Viktima e radhës për ‘Los Blancos’ në gjysmëfinale ishte Bayern Munich, skuadër të cilën e mposhtë midis ‘Allianz Arenës’ me rezultat 2:1, ndërsa në ndeshjen e kthimit barazon 2:2 dhe kualifikohet në finale.
Related image

Real Madrid në finale është favorit ndaj Liverpoolit dhe synon që ta fitojë trofeun e tretë radhazi, ndërsa Ronaldo të pestin personal. /Periskopi/

Shpërndaje në: