Si do ishte tabela e Premier Ligës nëse do llogariteshin vetëm ndeshjet vendas apo mysafir

Si do ishte tabela e Premier Ligës nëse do llogariteshin vetëm ndeshjet vendas apo mysafir

Liverpool mund të jetë në krye të tabelës së Premier Ligës me një pikë diferencë nga Manchester City, por nëse llogariten vetëm ndeshjet vendase apo mysafire tregojnë konsistencën e ekipit që drejtohet nga Jurgen Klopp. 

Tashmë çdo ndeshje për të dyja ekipet është një finale, pasi gjithçka vendoset në këtë fazë.

Nëse bazohemi në ndeshjet si mysafir, Tottenham do të ishte në vendin e parë pasi në 15 ndeshje ka 11 fitore dhe 4 humbje. Liverpool do kishte 31 pikë, ndërsa United 26 sosh, përcjell Periskopi.

The Premier League based on away games. Image: Soccer Stats
Nëse do llogariteshin vetëm ndeshjet si vendas, ekipi i Pep Guardiolas do të ishte me katër pikë diferencën në vendin e parë. City ka 42 pikë, ndërsa ‘Të Kuqtë’ 38 pikë.

Premier League based on home games. Image: PA Images
Këto statistika konfirmojnë edhe njëherë qëndrueshmërinë e Liverpool, ndërsa nëse vazhdohet kështu do ta sjellin pas gati tre dekadave trofeun në ‘Anfield’. /Periskopi/

Shpërndaje në: