Si dukej Teuta në fillimet e ‘Kafeneja Jonë’?!
Duke qenë prej fillimeve të serialit ‘Kafeneja Jonë’ ajo ia ka arritur të rritet artistikisht në rol bashkë me serialin duke bërë që të mbetet në kujtesën e secilit.
Ndonëse roli është në mendjet e shumë prej kosovarëve, ndryshimet e aktores mund të jenë harruar.
Një rikthim në kohë është bërë së fundmi me një imazh nga viti 2005.
Ndonëse mund të kenë kaluar dymbëdhjetë vite, pos ngjyrës së flokëve nuk është se ka ndryshuar shumë tek pamja e aktores.




