Si e befasoi familja Enver Hoxhajn për ditëlindje… (Foto)

Si e befasoi familja Enver Hoxhajn për ditëlindje… (Foto)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka festuar dje ditëlindjen, duke kombinuar punën, fushatën dhe urimet e shumta që i kanë arritur në adresë të tij.

Familja e zëvendës kryeministrit Hoxhaj është kujdesur për t’ia përgatitur një surprizë domethënëse për të.

Meqë Hoxhaj vitin që shkoi ishte shpallur ndër 50 politikanët më aktivë në Twitter, bashkëshortja Remzie Shahini – Hoxhaj së bashku me fëmijët i kishte përgatitur një tortë me logon e rrjetit social Twitter.

Fotografia është postuar edhe në profilin e Hoxhajt në Twitter. Ai e ka falënderuar familjen e tij për befasinë e organizuar ndërsa ka shprehur dashurinë për ta në postimin e publikuar.

Ky është postimi i plotë:

Shpërndaje në: