Si e humbën të majtët evropianë klasën punëtore?

Si e humbën të majtët evropianë klasën punëtore?

Duke parë këtë lëvizje frika e një politike të tillë të paqëndrueshme që” prodhon” liderë autoritarë, veçanërisht nëse ekonomitë e shteteve perëndimore  vazhdojn ëtë përkeqësohen, është gjithnjë e më reale.

Javët e fundit, dy liderët e së majtës evropiane,  Kryeministri italian Matteo Renzi  dhe Presidenti francez Francois Hollande , u detyruan të pranojnë humbjen dhe të largohen nga skena politike, me reputacionin dhe politikat e tyre të copëtuara si dhe partitë e tyre të zëna ngushtë. Në Itali, Renzi njoftoi dorëheqjen pas humbjes së një referendumi mbi reformën kushtetuese. Në Francë, Hollande iu përkul shpërfilljes së kombit të tij dhe njoftoi se nuk do të kandidonte për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale, një lëvizje që nuk ishte parë pas Luftës së Dytë Francës.

Hollande, i cili erdhi me një platformë retorike e majtë e  tipit” i urrejmë të pasurit”, u detyrua të hiqte dorë nga planet diskrete për të rritur taksat e tyre me një normë prej 75 për qind të të ardhurave vjetore, gati më shumë se 1 milion euro .

Luhatjet  e presidentit francez nga një “socialist i zemëruar” tek një “politikan lehtësues” ndërkohë që ekonomia ndodhej në ngërc të vazhdueshëm  dhe papunësia rritej dita-ditës, ishte një sjellje e patolerueshme. “Qershia mbi tortë” ishte publikimi i disa bisedave “jo-zyrtare” me dy gazetarë, në të cilat ai ofendonte shumë rëndë një serë miqsh dhe aleatësh.

Tani, kryeministri Manuel Valls do të jetë pretendenti kryesor i majtë për Pallatin “Elysee”, duke kërkuar të bindë votuesit se partia e tij me politikat pragmatike mes zhvillimit dhe biznesit të orientuar është një  arsye e mjaftueshme që francezët të qëndrojnë larg nga dy favoritët e tjerë, liderja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe republikani Francois Fillon . Sondazhet tregojnë aktualisht Valls ka shumë pak mundësi për të mbijetuar në raundin e parë.

Kandidatura e tij nuk do të jetë e lehtë. Të dy si Valls dhe Emmanuel Macron, ish-ministri 38-vjeçar i ekonomisë, i cila dha dorëheqjen nga kabineti i Hollande në gusht për të garuar gjithashtu si kandidat i pavarur, janë të fuqishëm dhe haptazi pro-biznesit. Këtë qëndrim kishte edhe Hollande por pas përpjekjeve në reformat e punës, ai humbi shumë mbështetje në mesin e klasës punëtore të cilët mund të jenë tunduar nga Fronti Kombëtar. Valls dhe Macron preferojnë të flasin për lirinë dhe sigurinë në punë, duke menduar se misioni i tyre është të “zhbllokojnë Francën”, duke besuar se duhet të clirojnë ata që janë të bllokuar nga “rregullat e hekurta” të klasës sipërmarrëse.

Ata ndjekin një linjë të përcaktuar nga Bill Clinton dhe Tony Blair, dy udhëheqësit e majtë më të suksesshëm të kohëve të fundit. Blair ishte i bindur për nevojën e globalizimin dhe pashmangshmërinë e këtij fenomeni.  “Forcat e përbashkëta të formësimit të botës – ka thënë ish-kryeministri britanik në një fjalim të vitit 2008 – janë aq të forta sa të gjitha të cojnë në të njëjtin drejtim. Të dy, si  Blair ashtu dhe Clinton besonin se globalizimi ishte një lajm i  për punëtorët (për aq kohë sa ishte). Ironikisht, strategjia e qendrës së majtë, e njohur si “rruga e tretë” midis socializmit stilit të vjetër dhe kapitalizmit të tregut të lirë ka pasur më shumë sukses në Gjermani, ku u miratua nga kancelari social-demokratë Gerhard Schroeder. Schroeder forcoi bazën e tanishme industriale gjermane duke ellminuar koston e më pak vendeve të punsës të sigurta dhe numrin e punëtorëve me pagë më të ulët.

Por “ekonomia e madhe evropiane” e cila ishte më e dobëta për t’u përshtatur në botën e re të konkurrencës intensive me vendet e tjera ishte Italia,  arsyeja kryesore kjo, edhe për turbulencat aktuale. Silvio Berlusconi, kryeministri që dominoi politikën e vendit të tij për 20 vjet, ka bërë shumë pak për të reformuar një ekonomi ishullore me potencial të madh si ajo e Italisë.

Kështu Matteo Renzi dhe grupi i vogël rreth tij u përpoqën të liberalizonin ligjet e punës Italisë , të luftonin korrupsionin dhe të zvogëlonin fuqinë e korporatave monopoliste, si dhe të reduktonin privilegjet e mëdha të ministrave, anëtarëve të parlamentit dhe zyrtarëve të lartë. Por ata nuk ishin magjistarë. Dikush duhet të humbte në konkurrencën ndaj pagave të ulëta, ekonomisë së teknologjisë së lartë të mos e ngarkuar edhe shumë demokracinë me grevat e vazhdueshme. Viktimat në këtë garë dolën të jenë punëtorët vendas të Evropës gjysëm të kualifikuar dhe familjet e tyre. Këta janë njerëzit që majta duhtë të kishte planifikuar si t’i  mbronte, por në fakt e majta ka bërë të kundërtën. Anti-emigrantët dhe forcat që kundërshtojë tregtinë e lirë tani e gjen veten tek shpresat e  burrave dhe grave të cilët e shohin lehtësim në politikat e tyre.  Po ata ndoshta nuk kanë për ta marrë ndihmën që kërkojnë dhe do t’ çojë shoqëritë tona në “ujëra” gjithnjë e më të trazuara.

/Reuters – Përshtati Syri.net/

Shpërndaje në: