Si e kishte kafshuar Beyoncen në fytyrë një aktore e njohur
Tiffany Hadish ka zbuluar incidentin dhe gjithë ajo që dihet është se bëhet fjalë për aktoren e cila thuhet të jetë e droguar.
Në intervistën e saj për GQ, Tiffany Haddish (38) deklaroi se në dhjetor të vitit të kaluar një aktore kishte kafshuar Beyonce (36) në fytyrë. Bëhet fjalë për një aheng të organizuar nga Bey dhe Jay Z.
“Beyonce menjëherë shkoi te Jay dhe dolën nga dhoma. Tek unë erdhi mikesha e saj, e cila më tha se dikush e kishte kafshuar Beyonce në fytyrë”, tha Tiffany, e cila ka zbuluar se bëhet fjalë vetëm për një aktore.
“Beyonce ka konfirmuar rastin dhe më tha se bëhet fjalë për një vajzë të droguar”, shton Tiffany.
Pas kësaj shpërthyen raportime të shumta se bëhet fjalë për Taraji P. Henson, por këtë Tiffany Haddish e ka demantuar.
Në gjithë storien është përfshirë edhe Chrissy Teigen, e cila ka shkruar se “ky mund të jetë vetëm një person”, por nuk ka dashur të tregojë se për kë bëhet fjalë.



