S’i eci as në Shqipëri, Nuhiu shkarkohet nga Tirana
Ka përfunduar aventura e Ardian Nuhiut te Tirana.
Forma e dobët e gjigantëve shqiptarë, çuan në këtë vendim ku të cilin gjendet më afër rënies nga “Abissnet Superiore”.
Tirana, njoftoi këtë në faqen e tyre në “Facebook”.
“KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.
Nuhiu, ju kishte bashkuar Tiranës në tetor të vitit të kaluar, ku nuk pati ndonjë sukses./Periskopi/



