Si është dukur Napoleon Bonaparti në ditën e vdekjes së tij (Foto)
Gjatë kohës kur zyrtarisht është konfirmuar vdekja e Napoleon Bonapartës, atij iu është përgaditur një maskë e përbërë nga materiali me allçi, citon faqja e facebook-ut “Stories That Shocked The World”, transmeton Periskopi.
Maska është e përzier me dyll dhe allçi në mënyrë të kujdesshme që më pas iu është ngjitur në fytyrë për ta patur një kopje të fytyrës së tij.
Maska është krijuar më 7 maj të vitit 1821 në ditën kur ai kishte vdekur në ishullin “St. Helena” në moshën 51 vjeç. Në ditën e vdekjes së tij, përreth shtratit të tij të vdekjes kanë qenë doktorë nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.




