Si është jeta në Korenë e Veriut?

Si është jeta në Korenë e Veriut?

Korea e Veriut është konsideruar si një prej diktaturave më të këqija në botë, me një fokus shumë të madh në rritjen e kapaciteteve nukleare të vendit.

Por, veço qeverinë tiranike, pak vëmendje i është kushtuar qytetarëve të Koresë së Veriut. Ato pak raporte që dolën nga kjo autokraci e paraqesin një ekzistencë të zymtë të qytetarëve të rëndomtë.

Shoqëria koreano-veriore është e bazuar në një sistem kastash sociale të njohur si “songbun”, – e cila përdoret për të alokuar asistencën qeveritare. Renditja në kasta është e përcaktuar nga besnikëria ndaj diktaturës, dhe vetëm një qëndrim sado i vogël kundër qeverisë mund të shkatërrojë krejt familjen.

Kjo është pse ka një përkrahje fanatike për liderin e vendit, Kim Jung-un. Çdo shtëpi duhet t’i ketë fotografitë e dy liderëve të mëparshëm: Kim Il-sung dhe Kim Jong-il – pa asnjë ornament tjetër në mur – dhe me detyrimin për t’i pastruar rregullisht fotografitë.

Korea e Veriut i ka 25 milionë banorë, dhe megjithëse kjo mund të duket shumë, në fakt rritja ka stagnuar me dekada. Një prej barrierave kyqe për mosrritjen e numrit të banorëve ishte uria, që e kishte përfshirë këtë vend nga viti 1994 deri në vitin 1998, efektet e të cilës ndihen edhe sot. Dikur ky vend ishte mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, madje edhe gjatë luftës së Koreve, por kollapsimi i saj bëri që të kishte një rënje të prodhimit në fillim të viteve 90. Në të njëjtën kohë, katastrofa natyrore, si thatësira, e bënë të pamundur që njerëzit të mbillnin ushqim të mjaftueshëm që të ushqeheshin të paktën pjesët lokale, dhe sistemi joefikas qeveritar nuk ofroi poashtu kurrfarë ndihme.

Nga disa matje thuhet që nga uria mund të kenë vdekur deri në 3 milionë e gjysmë banorë të Koresë së Veriut. Megjithëse ndihmat nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e kanë përmirësuar situatën, shumica e raporteve thonë që shumica e koreanoveriorëvee kanë të pamundur që të marrin ushqim adekuat. Në rajone më të varfëra, edhe bari i vluar dhe lëvoret e pemëve shërbejnë si ushqime.

Shkaku i shërbimit ushtarak 10 vjeçar, që fillon nga mosha 17 vjeçare, qytetarët rrallë martohen para moshës 30 vjeçare. Megjithatë, të gjithë koreanoverior e kanë për obligim të martohen. Numri i divorceve është zero, dhe çiftet inkurajohen që të kenë sa më shumë fëmijë që është e mundur në mënyrë që të rrisin numrin e banorëve.

Ndërsa në shumicën e vendeve të botës, puna është diçka që mund të mësohet dhe të praktikohet, brenda Koresë së Veriut, punët caktohen nga qeveria bazuar në nevojat industriale. Sipas atyre që janë larguar, nuk ka asnjë zgjedhje në karrierë, dhe e vetmja mënyrë për të marrë një pozitë të mirë ësht ëtë korruptosh zyrtarët qeveritarë.

Megjithëse qeveria ofron shërbim shëndetësor falas, në fakt shpenzon shumë pak para për qytetar se çdo shtet tjetër në botë. Standardet për kujdesin shëndetësor janë minimale, me shumë pajisje bazike që mungojnë. Ndërkohë, duhanpirja është shumë e përhapur. Gati gjysma e koreanoveriorëve janë duhanpirës të rregullt, megjithëse mes grash përqindja është tepër e vogël.

Poashtu, disa raporte kanë treguar se përdorimi i drogave, psh metamfetaminës, nuk është thjesht i përhapur por edhe shumë i zakontë.

Megjithëse propaganda koreanoveriore është munduar ta paraqes vendin si prosperues dhe të fuqishëm, me një numër enorm monumentesh dhe me shfaqje fanatike të lojalitetit, realiteti është ndryshe.

Now this world | Periskopi

Shpërndaje në: