Si i refuzoi paratë ilegale i turpshmi N’Golo Kante
Nuk është hera e parë që N’Golo Kante bën që të flitet për të. I jashtëzakonshëm në fushë dhe një njeri i turpshëm jashtë saj, mesfushori i Chelsea-t është vënë në një pozicion të vështirë nga një sjellje e pazakontë në botën e futbollit.
Sipas një zbulimi të fundit nga Football Leaks, futbollisti kampion bote me Francën ka refuzuar që një pjesë të pagës së tij dhe të ardhurat që vinin nga e drejta e imazhit t’i merrte në një llogari bankare në parajsat fiskale pranë ishullit Jersey.
Never change, N’Golo ? pic.twitter.com/w8K9cjIBYE
— B/R Football (@brfootball) November 14, 2018
Sipas sajtit francez “Mediapart”, 6 muaj para se Kante të braktiste Leicester City-n në vitin 2016, një shoqëri e quajtur “NK Promotions” u regjistrua në Jersey, ku do të derdheshin 10% të të ardhurave të lojtarit për të shmangur taksat.
“Mediapart” është e paqartë nëse kjo shoqëri ishte krijuar me iniciativën e Chelsea-t apo nga përfaqësuesit e futbollistit.
Fillimisht, avokati i tij kishte dhënë aprovimin për krijimin e këaj shoqërie, por vitin e kaluar Kante mësohet se ka insistuar për të refuzuar çdo pagesë off-shore.
“N’Golo nuk pranon, dëshiron një pagë normale”, shkruante një konsulent fiskal në një e-mail të majit të vitit 2017 për drejtuesit e Chelsea-t”.
“Ka lexuar artikuj të shumtë për të drejtat e imazhit dhe për hetimet që kanë nisur ndaj lojtarëve dhe klubeve të ndryshme. N’Golo është i shqetësuar se mund të hetohet nga autoritetet. N’Golo ka vendosur të mos marrë asnjë rrezik përsipër.” /Periskopi/



