Si ia festoi familja mbretërore ditëlindjen Meghanit

Si ia festoi familja mbretërore ditëlindjen Meghanit

Mbretëresha Elizabeth, Prince Charles dhe Camilla Parker Bowles e kanë bërë super special ditëlindjen e parë të Meghan Markle’s si pjesë e familjes mbretërore.

Të shtunën, dukeshja e Sussex i mbushi 37 vjeç. Ishte hera e parë që Markle festoi ditëlindjen e saj si një anëtare e familjes mbretërore.

Anëtarët e lartë të familjes mbretërore u siguruan që ajo do të njihej si një prej tyre.

Mbretëresha Elizabeta II ndau një foto me të në Instagram, gjatë udhëtimit të tyre në Cheshire.

Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Filip përdorin llogarinë e familjes mbretërore për llogaritë e Twitter dhe Instagram.

“Urime ditëlindja dhe lumturi për Dukeshën e Sussex!”, shkroi ajo në emër të familjes mbretërore.

Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall nuk munguan në fotografi po ashtu.

Markle kaloi ditëlindjen e saj duke marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Charlie van Straubenzee dhe Daisy Jenk. Duka dhe dukeshja e Kembrixhit pritej të merrnin pjesë në këtë ngjarje, por ato nuk u panë gjatë ceremonisë.

Shpërndaje në: