“Si ia kam shpjeguar djalit 5-vjeçar divorcin”, politikania shqiptare surprizohet live

“Si ia kam shpjeguar djalit 5-vjeçar divorcin”, politikania shqiptare surprizohet live

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, ish-deputetja e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka rrëfyer edhe për marrëdhënien e saj me të birin 5-vjeçar.

4 vjet më parë, Ermira i ka dhënë fund martesës së saj, por si ia ka shpjeguar ajo djalit këtë raport me ish-bashkëshortin, a është gati Albesi për këtë?  E pyetur nga Rudina, ajo thotë:

Nuk kemi folur për këtë çështje, sepse më duket se është akoma herët, por unë mendoj se edhe ajo është akoma një ngjarje, tanimë normale e jetës që jetojmë dhe mendoj se në një ambient ku bëjnë pjesë njerëz të emancipuar dhe të arsimuar gjërat mund të zgjidhen  përmes bisedës dhe përmes  marrëveshjeve për t’u ikur mosmarrëveshjeve” – thotë Ermira duke shtuar se një ditë do të shkruajë një libër për vitet e saj turbulente.

Por duke folur për këto, Ermira u përball edhe me një surprizë live nga i biri teksa ai u shfaq me një videomesazh. Albesi tha përmes videos se nëna e tij është më e mira, pasi i fal dashuri dhe vrapon me të në park.

“Unë jam Albesi dhe mami im quhet Ermira. Unë mendosj se ajo është nëna më e mirë në botë se më mer nga çerdhja, shëtisim nëpër park dhe më fal dashuri.”

Por, ndërkohë që dëgjonte fjalët e djalit, politikania është emocionuar, madje edhe është përlotur teksa fliste për të: “Djali ka disa gjëra që ai i thotë me krenari, siç është fakti që ka lindur në Tiranë. Për ne ka një simbolikë shumë të madhe që ai ka lindur në Shqipëri. Ne shikojmë filma shqiptarë të vjetër”,- tha Mehmeti.

Shpërndaje në: