Si ia pa sherrin Manchester United Ronaldos?

Si ia pa sherrin Manchester United Ronaldos?

Në vitet kur portugezi mbronte ngjyrat e gjigandit nga Old Trafford, ky klub përfitonte shuma të jashtëzakonshme nga shitja e fanelave të katër herë futbollistit më të mirë të botës.

Mirëpo, kalimi i tij te Real Madridi e kishte zbehur dukshëm përfitimin financiar të Unitedit.

“Sigurisht që yjet ndihmojnë klubet, por ne kemi pësuar një rënie të madhe në këtë aspekt pas largimit të Ronaldos në vitin 2009. Shitja e shumtë e fanellave të tij, në fund nuk na bëri mirë”, ka thënë Ed Woodward, drejtor i përgjithshëm i klubit të Manchester Unitedit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: