Si kuotohet loja e parë e Kosovës dhe gjasat për Kualifikimet e Botërorit 2018?
Pas pak ditësh Kombëtarja e Kosovës në futbolldo të marrë pjesë në Kualifikimet për Botërorin Rusi 2018. Ajo bën pjesë në një grup me Kroacinë, Turqinë, Ukrainën, Islandën dhe Finlandën. Tashmë, ajo është bërë pjesë e basteve dhe kuotimeve nga ekspertët e bastoreve më të mira ndërkombëtare.
Loja e parë e saj është ndaj Kombëtares së Finlandës. Fitorja eventuale kuotohet me 8 euro, që nënkupton se gjasat e Kombëtares tonë për fitore llogariten tepër të ulëta. Humbja ndërkohë, kuotohet me vetëm 1,33 euro, së cilës i jepet ndjeshëm më shumë gjasë.
Në këtë aspekt, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, me përforcimet e fundit, mbase vetë kosovarët kanë njohuri më të mira mbi Kombëtaren tonë sesa vetë ekspertët e basteve.
Ndërsa, sa i përket fitores eventuale në grup, ajo kuotohet tepër lart, me 17,00 euro duke e lënë prapa vetëm Finldanën me 41,00.
Kjo është lista e plotë e kuotimit të grupit tonë:
Kroacia – 2,10
Ukraina – 4.00
Turqia – 4,50
Islanda – 8,00
Kosova – 17,00
Finlanda – 41,00



