Si i mbeti Gilit emri Gil ? (Foto)
Ajo është ndër këngëtaret që u veçua me stilin e një barbie të vërtetë, e po ashtu ishte biondja e parë në estradë.
Pavarësisht moshës, mbetet ende e bukur që tërheqë me sharmin e saj.
Por, si është të jesh Gili ? Në një intervistë për Kosovaren ajo ka rrëfyer disa gjëra të cilat shumicën nuk i dimë për të.
“ Të jesh Gili, do të thotë të jesh pak e përkëdhelur, edhe e lazdruar, si nga të afërmit e po ashtu edhe nga ata që e duan këngën time” kishte thënë ajo.
Emri i saj është Fevzije Konushevci, por shumë pak njerëz e njohin me këtë emër. Pseudonimin thotë se ia la motra e madhe pas gudulisjeve që i bënte kur Gili ishte e vogël, e që më pas ky mbeti emri i saj artistik me të cilin e njohin të gjithë.




