“Si me jetu pa ty”- Personi i vrarë në Klinë i afërm i ish-deputetes
Teuta Haxhiu, ish deputete e kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Klinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Faruk Isufi.
Përmes postimit të Haxhiut, është kuptuar që deputetja ka pasur lidhje familjare me viktimën.
Këtë ngjarje, ish deputetja e ka cilësuar si ‘’lajm të hidhur’’.
“Lajm i hidhur vdekja jote tezak. Si me jetu pa ty, vajzat e djalin që u gezuam të gjithë që 5- motrat u bënë me vlla. O zot qoju forcën“, ka shkruar ajo.
Raportohet se ky është motivi i vrasjes në Klinë



