Si mund ta shpëtojmë jetën e ushtarëve përmes një softueri të ri?
Një softuer i ri për skanimin e trurit, i cili mund ta shpëtojë jetën e ushtarëve në vijën e frontit, është duke u zhvilluar nga Universiteti i Aberdinit. Sipas ekspertëve, skaneri portativ me ultratinguj synon që të zbulojë më shpejt lëndimet, siç është gjakderdhja në tru. Ekipi është duke punuar në këtë teknologji me laboratorin e Ministrisë të Mbrojtjes së shkencës dhe teknologjisë.
Qëllimi fillestar i projektit ishte për të diagnostifikuar më mirë dëmtimet në kokë në mesin e ushtarëve, por kjo pajisje mund të përdoret gjithashtu edhe në kujdesin e përditshëm mjekësor.




