Ja si mundet që Arsenali të përfundojë në top 4
Janë disa opsione që e bëjnë të mundur për Arsenalin të përfundoj në vendin e 4 dhe të shkojë në Ligën e Kampionëve.
Opsioni 1: Ta barazojnë Cityn me pikë

Arsenal duhet medeomos ta fitoj bindshëm ndeshjen e fundit ndaj Evertonit, dhe të shpresojë që City në anën tjeter të befasohet nga Watford. Si Arsenal, ashtu edhe City do të kishin nga 75 pikë në tabelë meqë rast golaverazhi më i mirë i Arsenalit do t’i dërgonte gunners-at në Ligën e Kampionëve.
Opsioni 2: Të kenë më shumë pikë se Liverpooli

Opsioni më i mundshëm. Nëse Arsenal mposhtë Evertonin, ndërsa Liverpool barazon ose humb ndaj skuadrës që ka siguruar rënien nga liga, Middlesbrough atëherë Gunners do të shkonin në Ligën e Kampionëve, përderisa Liverpooli do të mbetejë jashtë.
Opsioni 3: Të kenë golaverazh më të mirë se Liverpooli

Ekziston mundësia që Arsenal të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edhe nëse nuk e fiton ndeshjen e fundit. Nëse Arsenal Barazon me Evertonin, ndërsa Liverpool humb ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Middlesbrough me dy gola diferencë, atëhere Arsenal siguron vendin e 4, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e 5.
Opsioni 4: Të luhet ndeshja e Play-Off-it ndërmjet vendit të 4 dhe të 5

Nëse Arsenal barazon, kurse Liverpool humb me 1 gol diferencë atëherë të dy ekipet do të kishin pikë dhe golaverazh të njëjtë. Në këtë rast do të luhej një ndeshje ndërmjet Arsenal-it dhe Liverpool-it në terren neutral për ta përcaktuar se kush do të shkojë në Ligën e Kampionëve. Vështirë e realizueshme, por gjithsesi mund të ndodhë një gjë e tillë. /Periskopi/



